Popullsia e Shqipërisë po tkurret dhe plaket, ja sa është mosha mesatare

Për herë të parë shtesa natyrore e popullsisë, gjatë vitit 2021 ishte në vlera negative. Sepse numri i vdekjeve kjo edhe për shkak të pandemisë së Covid-19, ishte më i lartë se sa lindjet, me 3.296 banorë.

Në 2021 lindën 27.284 foshnja, duke pësuar një rënie prej 2,8 %, krahasuar me 2020. Numri i vdekjeve në 2021 ishte 30.580 persona, duke patur një rritje prej 10,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Popullsia është plakur me mbi 10 vite. Pasi në 1 Janar 2022 mosha mesatare e popullsisë rezulton 38,2 vjeç nga 37,6 që ishte më 1 Janar 2021. Kjo ka bërë që të rritet numri i të moshuarve në krahasim me numrin e popullsisë 15- 65 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

INSTAT në publikimin e fundit raporton se numri i emigrantëve ishte 42 mijë persona, duke pësuar një rritje nga viti paraadhës. Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej pasi zënë 53.3%. Tirana zë rreth 32,9 % të popullsisë totale, ndjekur nga Durrësi 10,4 % dhe Fieri me 10,0 %.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?