Porosia e Ramës për drejtorët: Më nisni SMS për deputetët që ju ndërhyjnë
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferencën e punësimit, deklaroi se gjatë këtij viti e deri në përfundim të mandatit do të ketë një rritje të rëndësishme të punësimit falë një programi që synon rritje ekonomike me anë të punësimit.
Pas mbledhjes, mësohet edhe porosia që ju la Rama drejtorëve. Kreu i qeverisë u ka thënë se ata nuk duhet të tolerojë asnjë deputet që kërkon të punësojë njerëz të partisë në zyrat e punës.
”Dua që ju drejtorë të mos bëni punën e asnjë punonjësi të paafte, por t’i shkarkoni pa marrë parasysh asnjë bindje politike apo kush e ka sjelle në punë. Merrni për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale, dhe nëse një ministër apo deputet ndërhyn për 1 punonjës të vetëm të paaftë më çoni me sms emrin e deputetit apo ndërhyrjes”,-mësohet të ketë thënë kryeministri Rama.
Rama ju është shprehur mirënjohës drejtorëve për shifrat e punësimit, por ju ka kërkuar të mos kalojnë në vetëkënaqësi. ”Faleminderit që më kursyet sikletin që të më duhej të shkarkoja ndonjë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që do ju fal muajin tjetër…e di që jeni zgjuar. Mbani ritmin”.
KOHA JONË SONDAZH

