“Porosia” në Elbasan, zbulohen emrat e 2 personave në kërkim
Zbulohen emrat e dy personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Porosia” të ndërmarrë gjatë natës së mbrëmshme (7 shkurt 2018) dhe ditës së sotme. Personat e shpallur në kërkim janë Egdi Hysenllari dhe Rexhep Kasa.
Ne nje konference per mediat Zv drejtori i Policise Elbasan Edmond Sulaj deklaroi se në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Prokuroria e Elbasanit deklaroi sot arrestimin e 6 personave në në kuadër të precedimit penal nr 1115 viti 2017.
-Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
– Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
– Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.
– Ergest Lipo
Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh. Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.
Abazit i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.
KOHA JONË SONDAZH

