Porositësi i vrasjeve në Elbasan del para Gjykatës, Erion Alibej lihet në arrest me burg pa afat

Porositësi i vrasjeve të kohëve të fundit në Elbasan, Erion Alibej është lënë në arrest me burg pa afat.

Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, tekas ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës.

Policia e cilëson Alibejn si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje me trafikantë ndërkombëtarë droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, të cilit dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur dhe të maskuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

(BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?