Porositi vrasje me Julian Sinanajn. Gjendet i pajetë i dënuari përjetë

Gjen vdekjen në një nga qelitë e burgut të Peqinit A. M., një anëtar i grupit të Julian Sinanajt që kryenin vrasje me pagesë. Burimet thonë se Mhillaj është gjetur i pajetë të dielën, ndërsa dyshohet se ka gjetur vdekjen që prej së shtunës në mbrëmje.

Burimet thonë gjithashtu se Mëhillaj vuante prej kohësh nga depresioni, madje merret edhe disa ilaçe për këtë arsye. Ai ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për disa akte kriminale.

Dosja në ngarkim të Mëhillajt është hetuar dhe gjykuar nga Krimet e Rënda dhe për të është dhënë dënimi maksimal që parashikon ligji shqiptar, si një prej personave që në atë kohë u identifikuan si banda e tritolit, pasi vrasjet e tyre kryheshin që të gjitha përmes vendosjes së eksplozivit në automjete, apo banesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mëhillaj pas vendimit të formës së prerë nga Gjykata po e kryente dënimin në burgun e Peqinit. Pas kësaj ngjarjeje, të burgosurit kanë ndërprerë ushqimin dhe kërkojnë një psikolog./ Gazeta SHQIP/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?