Portalet, Vokshi-AKEP: Pezullo urdhrin, është antikushtetues

Pas lajmit për mbylljen e 40 portaleve, nëse ato nuk regjistrohen, deputetja e PD-së, njëherësh kryetare e Komisionit Parlamentar për Median, Albana Vokshi i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të pezullojë urdhrin për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre.

Përmes një kërkese zyrtare, Vokshi i kërkon AKEP të heq dorë nga ky vendim pasi sipas saj është antikushtetues dhe antiligjor.

”Urdhri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është: në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike; në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri antikushtetues dhe antiligjor. Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore, siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama”, është shprehur deputetja e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?