Portali pranë BE jep lajmin, Shqipëria çel negociatat në muajin…

Rruga e Shqipërisë drejt bllokut të BE-së, prej vitesh është parë me dylbi, paçka propogandës politike. “European Western Balkans”, në një shkrim të fundit, përmend faktin se vendi pret që Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e bisedimeve për anëtarësimin, në muajin prill kjo bazuar në rekomandimin e vitit 2016.

Duke marrë shkas nga fjala e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në konferencën e integrimit europian dhe akademisë së negociatave, AIEN, aty ku theksoi se 2018 është një mundësi e shkëlqyer për negociatat formale të anëtarësimit.

Bushati përsëriti pritjet e qeverisë shqiptare për fillimin e negociatave të pranimit me BE brenda këtij viti. “Në këtë proces”,-tha ai, “qeveria duhet të ndërtojë kanale të qarta komunikimi dhe konsultimi me palët e interesuara të shoqërisë civile”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Strategjia e zgjerimit paraqet një hap pozitiv, gjithashtu në drejtim të vlerësimit individual të bazuar në merita për çdo gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Ne besojmë që Komisioni Europian do të rekomandojë në prill hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, bazuar gjithashtu në rekomandimet e vitit 2016”,-tha Ministri i Jashtëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për negociatat e vazhdueshme me Greqinë, Bushati vuri në dukje se qeveria është aktori kryesor për të negociuar në emër të Shqipërisë.

Përshtati: Redjon Shtylla/Burimi: European Western Balkans

European Western Balkans, është një portal i cili fokusohet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe raporton mbi zhvillimin e politikës së zgjerimit të BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?