Durrës, endacaku gjendet i vdekur
Një endacak është gjetur i pajetë në lagjen nr 4 të qytetit të Durrësit. Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm në afërsi të hyrjes nr 2 të portit detar. Policia dyshon se vdekja mund të ketë ardhur nga i ftohti. Viktima është identifikuar si Viktor Dhima.
Në vendngjarje kanë shkuar autoambulanca dhe policia, me këtë të fundit që ka nisur edhe hetimet për rrethanat, ndërsa ekipi mjekësor për ta transportuar për në morg.
Endacaku ka kaluar natën në rrugë mes të ftohtit të acartë, i mbuluar vetëm me një batanije. Edhe pse ka tentuar të gjejë një strehë, duke u futur në një ngrehinë në ndërtim e sipër, apo të braktisur ai nuk i ka mbijetuar temperaturave të ulëta të natës.
KOHA JONË SONDAZH

