Porti i Durrësit dhe Butrinti, Berisha akuza anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Këtë të premte, Sali Berisha pati një sulm frontal ndaj Gjykatës Kushtetuese, të cilën e konsideron si aneks të Partisë Socialiste.

“Duhet bërë një hetim nëse ata gjykatës kanë marrë ndonjë apartament në Dubai City të Edi Ramës, me vendimin që morën. Kjo marrëveshje është në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe gjykata Kushtetuese është e detyruar t’i japë përparësi marrëveshjes së stabilizim-asociimit përpara marrëveshjes së Durrësit. Ne do ta çojmë në Strasburg marrëveshjen e portit të Durrësit”, tha Berisha.

Edhe për çështjen tjetër që po shqyrtohet në kushtetuese, atë të Parkut të Butrintit, Berisha u shpreh pesimist dhe paralajmëroi se dosjen do ta kthejë në një çështje ndërkombëtare.

“Kanë shtyrë dhe përpiqen ta kalojnë çështjen e Butrinit. Ajo do të bëhet një çështje botërore, ndërkombëtare, dhe nuk do të pranohet kurrë një vendim i korruptuar i kësaj gjykate”, premtoi Berisha.

SHKARKO APP