Porti i Durrësit, ministri Ulsi Manja: Të gjithë do të përfitojmë, edhe opozita
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thumboi opozitën në lidhje me projektin e Portit të Durrësit, duke thënë se ndonjëri në krahun tjetër të parlamentit ka ndonjë merak që ka mbetur pa pjesë në këtë investim. Ai tha se kur të përfundojë i gjithë projekti të gjithë do të kenë pjesë në portin e Durrësit, pasi sipas tij ata që përfitojnë janë qytetarët shqiptarë.
“Flitet për pjesë këtu. Ndoshta ndonjëri në këtë krahun ka ndonjë merak që ka mbetur pa pjesë. Por më besoni kur të realizohet ky investim strategjik në Durrës pjesë do kemi të gjithë. Sepse ata që përfitojnë janë qytetarët shqiptarë. Jemi edhe ne. Do kemi edhe ne pjesë atje kur të zhvillohet Durrësi. Halli juaj është politikë.
E thatë këtu se ky investim duhet ndaluar se i jep mandatin e katërt Edi Ramës. Nuk t’i vjedhim zgjedhjet i nderuar koleg.
Partinë Socialiste e votojnë qytetarët shqiptarë sepse kanë sy njerëzit, nuk janë qorra. Halli i këtyre është vetëm politikë. Këta kanë hall se do hapen 12 mijë vende pune dhe këta e shohin me dylbi pushtetin”.