Porti i jahteve në Durrës nga nesër shet ”ajër”, 110 mijë euro një garsionere
Projekti është ende në 3D për portin e ri turistik të Durrësit, por shitja e apartamenteve në këtë zonë rezidenciale nis të enjten.
Në faqen zyrtare të ”Durrës Yacht Marina”, njoftohet se shitja e tyre do të fillojë zyrtarisht më datë 8 dhjetor. Por ndërkohë në zonën e portit nuk është hedhur asnjë tullë për ndërtimet e reja që po shiten
Çmimet specifikohet në të do të fillojnë nga 110 mijë euro për sipërfaqet më të vogla. Apartamentet që do të ofrohen për blerësit në këtë zonë që pritet të transformohet janë me një, dy apo tre dhoma.
Projekti për portin e Durrësit u miratua në Parlament mes shumë kundërshtimesh nga opozita e cila e cilëson atë si aferën korruptive më të madhe të 30 viteve të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

