Porti i Shengjinit merr çmimin e artë nga BID group

Porti i Shëngjinit është vlerësuar me çmimin e artë për cilësi, menaxhim,lidership dhe planifikim strategjik nga organizata ndërkombëtare për certifikimin e cilësisë BID grup.

Ndarja e çmimit është bërë në Gjenevë të Zvicrës ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës.

“Kjo do të thotë  që ne do të kemi një angazhim më të madh në të ardhmen për të bërë të mundur realizimin e të gjitha projekteve dhe të gjitha objektivave që i kemi vënë vetes si qëllim për ta kthyer këtë port në raport të drejtë me historinë , një port me histori shumë të madhe, një port strategjik dhe një port shumë i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë dhe për Kosovën”, shtoi më tej, Gjovalin Tushaj, Drejtor i Portit Shëngjin.

Pas kompanisë shtetërore Ruse Gasprom, Porti i Shëngjinit bëhet enti i dytë shtetëror që vlerësohet me një çmim të tillë Gold. Kjo vëmendje ndaj Shëngjinit ka bërë që edhe interesimi i të huajve drejt këtij porti të jetë shumë i madh vitet e fundit, ku nuk kanë munguar edhe investimet.

SHKARKO APP