Porti i Vlorës ndryshon “drejtim”, shkarkohet drejtori Çeloaliaj

Xhevair Çeloaliaj, drejtori i portit të Vlorës është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi i tij erdhi pas vendimit të bordit drejtues të Portit.

Pas ankesave mbi menaxhimin e trafikut detar të udhëtarëve dhe pas ankesave te regjistruara nga agjencitë e trageteve, bordi i Portit Vlorë vendosi sot të shkarkojë kreun e saj .

Kompania “Red Star” ka ankimuar grafikun e bërë nga drejtoria për udhëtimet tre herë në javë të secilit traget, ndërsa këta të fundit kërkonin respektim të konkurrencës dhe lejimin e lundrimit në çdo ditë të javës. Kështu është mbledhur sot bordi drejtues, i cili ka vendosur shkarkimin e Çeloaliajt.

Drejtoria e portit Vlorë emëroi po sot në detyrë Edmond Lekën, qe mbante postin e drejtorit te Institutit te Sigurimeve Shoqërore në Vlore. Ish- drejtori i portit Çeloaliaj është kryetar i PS-së së rrethit Vlore, kurse Edmond Leka  është kryetar i PS-së së këtij qyteti.

SHKARKO APP