Porti, një marrëveshje midis Barit dhe Durrësit. Kryeministri firmos

Autoritetet portuale të Barit dhe Durrësit kanë nënshkruar një “Memorandum Mirëkuptimi” me objektivin e qartë për të promovuar në vitet e ardhshme trafikun e mallrave midis dy porteve të Adriatikut, dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për pasagjerët. Për të filluar këtë fazë të re bashkëpunimi ishin Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që ndodhej për një vizitë zyrtare në Bari, Komisari i jashtëzakonshëm i Autoriteteve Portuale të Lindjes Francesco Mariani, në praninë e drejtorit detar të Puljas dhe Basilicata Ionica Domenico De Michele komandant i portit të Barit.

“Është një mundësi e rëndësishme që ne jemi gati të kapim për të lehtësuar procedurat në maksimum – ka shpjeguar Rama- për transportet, pasagjerët dhe mallrat. Mirëpresim krijimin e një baze të dhënash të përbashkëta siç e parashikon protokolli për të rritur cilësinë, sigurinë dhe tregtinë”.

“Duhet ta shtyjmë sa më përpara bashkëpunimin dhe nëse vitin e kaluar kanë qenë 690 mijë pasagjerë që kanë udhëtuar nëpërmjet dy porteve – ka shtuar Mariani- këtë vit janë deri tani 514 mijë me një rritje prej 5%. Mirëpresim shkëmbimin e informacioneve me Durrësin për të parashikuar shërbimet midis dy porteve, dhe për të qenë në gjendje të njohim fluksin, jo vetë për të bërë kontrollet por edhe për të favorizuar më shumë procedurat”.

SHKARKO APP