Portugalia: E pabesueshme, Serbia 10 pikë pas Shqipërisë

 

Trajneri portugez, Fernando Santos, tha se është e pabesueshme që Serbia përfundoi 10 pikë pas Shqipërisë.

Deklarata e tij u bë pas ndeshjes së djeshme në Beograd, e cila përfundoi 1-­2 me Portugalinë.

Sipas Santos, Serbia ka lojtarë të mëdhenj si Ivanoviç, Matiç, Kolarov, Ljajiç, Tadiç e Mitroviç.

Për këtë arsye, ai thotë se Serbia e meritonte vendin e dytë në grup.

“Mendoj se Serbia ka lojtarë të mëdhenj dhe e meritonin të ishin të dytë. Por kështu është futbolli,” tha Santos.

Serbia sipas tij, shihej si pretendenti kryesor, bashkë me Portugalinë, në fillim të eleminatoreve.

Por shton se Shqipëria i befasoi të gjithë, duke zënë vendin e dytë.

SHKARKO APP