“Poshtë pashallarët e krimit”, Rama ua kthen me dy gishta protestuesve të PD (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në qytetin e Fierit pas vizitës në Lushnje. Por kreu i qeverisë përveç mbështetësve është “përballur” edhe me dhjetëra të rinj të Forumit Rinor të PD, të cilët protestojnë me pankarta në duar.
Gjatë protestës dëgjohen edhe thirrjet e tyre “Rama ik”, “Rama, Tahiri, Xhafaj = Shqiperia jashtë Europes” apo “Poshtë pashallarët e krimit”
Por Rama nuk ka harruar t’i përgjigjet edhe atyre. Përpara se të futej në automjetin e tij, Rama ka drejtuar 2 gishtat (simbol i PD) drejt protestuesve, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb.

KOHA JONË SONDAZH

