Post-tërmeti, arkitekti Boeri: Të ndërtojmë sipas stilit barok

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama tha se do të kemi me prioritet rindërimin, sidomos në zonat rurale. Gjatë përurimit të instalacionit “La Radura” realizuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, Rama tha se arkitekti i njohur do të jetë i angazhuar në fazën e rindërtimit. Boeri u shpreh se duhet të ndiqet modeli italian duke propozuar stilin barok të ndërtesave, si në Silici.

“Sot kemi instrumente për të aktivizuar një rindërtim solid dhe në kohë të shpejtë. Materiale si druri për shembull. Duhet të përdorim edhe materiale tradicionale. Duhet rindërtuar jo hapësira identike. Si për shembull pjesa e barokos së Sicilisë, nëse s’do të ishte tërmeti nuk do të kishte kurrë baroko në Sicili. Besoj se jemi këtu si në Itali. Do të hedhim hapa përpara, jam i lumtur që jam pjesë e kësaj sforcoje. Kemi një studio në Tiranë, jemi pjesë e këtij projekti do të vëmë në dispozicion njohuritë tona”, u shpreh ai.

Vepra e artit “La Radura” ose e thënë shqip hapësira bosh pa pemë në mes të pyllit, sipas Stefano Boerit është koncidencë pasi është e përafërt me një instalacion në Amatrice, por kjo hapësirë artistike ishte porositur para tërmetit nga Bashkia e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?