Posta Shqiptare marrëveshje të re me Hipotekat

Nga sot, datë 14 Korrik, 2015, të gjithë qytetarët që aplikojnë për dokumentacione të ndryshme  pranë ZRPP, pasi të kryejnë pagesën pranë zyrave postare, do të kenë mundësi që të marrin  dokumenacionin e tyre në adresën që disponojnë, pasi do të jetë po Posta Shqiptare që do t’ua  dorëzojë në destinacion.

Ky shërbim ofrohet tashmë që prej vitit 2007, ndërkohë që risia e kësaj marrëveshjeje të re është  se qytetarët do të mund të shmangin radhët nëpër sportele për të tërhequr dokumentacionin e  tyre, ndërsa ky i fundit nga sot u vjen në shtëpi nëpërmjet Postës. Gjithashtu një tjetër risi e kësaj  marrëveshjeje do të jetë edhe ofrimi i ketij shërbimi në 35 Zyrat Vendore të Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme, pasi aktualisht ky shërbim ofrohej vetëm në 7 Zyra Vendore. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do ti vijë në ndihmë qytetarëve duke eleminuar në maksimum  pritjet dhe radhët e gjata pranë sporteleve, duke u kursyer atyre kohën dhe kostot financiare të  transportit, si dhe do të përmirësojë cilësine e shërbimit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme ndaj qytetarëve. Marrëveshja u nënshkrua sot në zyrat e ZRPP nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare z.  Majlind Lazimi dhe nga Drejtuesi i ZRPP, z. Ilirjan Muho.

SHKARKO APP