Posta Shqiptare merr çmimin ndërkombëtar në Nju Jork

 

Posta Shqiptare merr çmimin ndërkombëtar në Nju Jork                                                             

 

Më datën 25 maj, në Nju Jork të SHBA-së u organizua nga “BID GROUP ONE” – një institucion lider global për vlerësimin e bizneseve – Samiti Ndërkombëtar i Cilësisë me fokus akordimin e çmimeve ndërkombëtare për kompanitë më të suksesshme nga e gjithë bota në fushën e cilësisë dhe ekselencës në praktikat e biznesit.

Ne këtë samit biznesi ishin përzgjedhur rreth 80 kompani të sektorëve të ndryshme të industrisë dhe ekonomisë nga 60 vende të botës, të cilat u vlerësuan me çmime sipas kategorive përkatëse.

Në kategorinë superiore të çmime “Diamond”, ndër 10 kompanitë kryesore që e morën këtë çmim ishte dhe Posta Shqiptare, e cila në këtë eveniment përfaqësohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi.

Në fjalën përshëndetëse në mbrëmjen gala dedikuar shpërndarjes së çmimeve, z. Lazimi shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për vlerësimin maksimal që i është bërë performancës së Postës Shqiptare si një kompani lider në shërbimet e saj postare dhe financiare.

“Ky çmim, – shtoi z. Lazimi, – do të jetë një motivim akoma më i madh për gjithë stafin menaxhues të Postës Shqiptare për të përmirësuar më tej cilësinë e shërbimeve ndaj klientëve dhe zgjerimin e gamës së tyre përmes inicimit të projekteve të reja në fushën e teknologjisë dhe inovacionit”.

SHKARKO APP