Posterat e PS me fytyrën e Ramës dhe dyshes Berisha-Meta, KQZ nuk urdhëron heqjen e tyre
Posterat e PS-së me fytyrat e Ramës dhe dyshes Berisha-Meta janë vendosur jashtë rregullave, por jo aq në kundërshtim sa të urdhërohet heqja e tyre. Në këtë konkluzion doli Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë shqyrtimit të ankimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të cilët kërkonin nga KQZ diçka tjetër.
“Mendoj që kjo është shkelje dhe në bazë të pikës pesë policia bashkiake duhet të garantojë zbatimin e këtij neni duke bërë heqjen e këtyre materialeve propagandistike”, tha përfaqësuesi i Partisë së Lirisë.
E vetmja shkelja që konstatoi Celibashi, nuk ishte as gjuha denigruese e as ajo seksiste siç pretendonte koalicioni, por fakti se në posterat gjigand nuk ishte vendosur dixhitura se përgjegjësia ligjore për vendosjen e tyre ishte e Partisë Socialiste, për të cilën kërkoi korrigjimin e materialeve propagandistike.
Fushata me postera duket se do të vijojë, tashmë nga të dyja kampet pasi urdhëri i KQZ-së ishte për të gjitha partitë që kanë filluar afishimin e tyre.