Postoblloku në fshatin Kapshticë bllokon 50 qytetarë: Na lejoni të shkojmë në doganë, nuk kemi kushte këtu

Përveç qytetarëve të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, dhjetra të tjerë janë bllokuar nga një postobllok 3 kilometra larg doganës.

Mësohet se në fshatin Kapshticë janë bllokuar rreth 50 shtetas të cilët janë aty që prej orës 7 të mëngjesit.

Ata kërkojnë që të lejohen të shkojnë në doganë dhe të presin aty.

“Jemi shumë keq këtu. Nuk ka as banjë, kemi gra e fëmijë nuk kanë ku të kryejnë nevojat personale. Të na lejojnë të shkojmë pranë doganës të presim atje dhe kështu mbajmë edhe radhën. Është turp po futemi ferrave për të kryer nevojat tona personale. Shteti të reagojë po na bllokojnë kot këtu” – shprehet një prej qytetarëve.

Aktualisht në pikën kufitare janë rreth 100 qytetarë të cilët kanë mbetur të bllokuar pasi është plotësuar kuota prej 300 kalimesh në Greqi.

Autoritetet shqiptare po punojnë për të gjetur një zgjidhje për problemin.

SHKARKO APP