Pozicioni i Bashës pas ”Foltores”, Edvin Kulluri: Si një peshk pa ujë

Edvin Kulluri, anëtar i grupit për PD-në, teksa komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe përplasjet mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

“Veprimet e Bashës janë si një peshk që i kanë tharë ujin. Përpëlitet mbi sipërfaqe, në rërë, por që s’ka asnjë mundësi të kthehet në det dhe as të mbijetojë. Uji në këtë rast do të ishte anëtarësia e partisë, e cila është rreshtuar në masën dominante kundër vendimit për përjashtimin e Berishës”.

Po ashtu ai theksoi se çështja në PD është shumë më komplekse se vetëm përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në atë Foltore ka shumë njerëz që janë aty jo thjesht për mbështetje personale të Berishës, por për arsye politike. Basha nuk legjitimohet si drejtues i opozitës edhe nëse e ka seriozisht me këto çështjet e fundit, pasi ka 75% të delegatëve të kuvendit kombëtar kundër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?