PPE aprovon rezolutën: Vendim pozitiv për negociatat

Partitë Popullore Europiane (PPE) aprovuan një draft-rezolutë emergjente gjatë Kongresit në Zagreb. Dokumenti fton Këshillin dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian që të marrin një vendim pozitiv sa më shpejt që të jetë e mundur për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Draft-rezoluta përmend efektet negative të mungesës së dritës jeshile gjatë Këshillit Europian të tetorit, ndërsa nxit vendet e Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë me reformat e kërkuara. Partitë Popullore Europiane nënvizojnë në dokumentin e aprovuar se mungesa e çeljes së negociatave krijon kushte për zgjerimin e ndikimit të aktorëve të huaj në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?