Pr.ligji i kanabisit, Zef Preçi: Draftligji një koncesion që u bëhet grupeve kriminale për të legalizuar eksportin

Placeholder Image

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit, Zef Preçi flet për vendimin e qeverisë Rama për legalizimin e kanabisit. Për të ky është një hap drejt një vendimi të gabuar.

”Kur flasim për legalizimin e një aktiviteti vihen në balancë çfarë fiton apo çfarë humbet shoqëria në tërësi, më pas ndërtohen mekanizma duke bërë zgjedhje.

Kultivimi i kësaj bime që nga periudha komuniste zë një peshë të rëndësishme në aktivitete të paligjshme. Diskutimi në duhet legalizuar apo jo duhet parë në balancë, se çfarë është bërë për ndëshkimin. Mendon që është një hap në drejtimin e gabuar.

Sa % e qumështit që konsumojnë qytetarët shqiptar nuk vjen nga kimikate, sa % e mishit është i kontrolluar. Argumentet që lidhen me zgjerimin e punësimit, përveç shëndoshjes së dy tre bizneseve nuk shoh asnjë argument tjetër. Nuk besoj që ka shumë shqiptarë mund të dallojnë llojet e përdorimit të kanabisit, mjekësor, ushqimor. Pra është i padobishëm në sensin e zënies me punë”, tha në ”News 24”.

SHKARKO APP