PR përgatitet për fushatë, formon Këshillin Politik/ Mediu: Të ndërtojmë shpresën për Shqipërine Evropiane

Partia Republikane, në kuadër të përgatitjeve për fushatën zgjedhore te 2020, ka formuar Këshillin Politik, ku do të diksutohen idetë, platforma dhe programe për zgjedhjet e ardhshme.

Intelekuale nga të gjitha fushat, juristë, ekonomistë, inxhinierë, gazetarë e biznesmenë, u mblodhën dhe diskutuan me kryetarin Mediu dhe anëtarë të kryesisë në lidhje me atë që do të jetë dhe boshti fushatës, si dhe hodhën idetë e para për programin elektoral të republikanë. Kryetari Mediu u shpreh I entuziazmur nga prezenca e rinisë, plot vullnet dhe optimizëm për të sjellë ndryshimin e madh që Shqipëria kë nevojë.

Në takimin e Këshillit Politik të Tiranës. Z Fatmir Mediu theksoi se: Eshtë kënaqësi që qindra të rinj dhe të reja i janë bashkuar Partisë Republikane. Një masë e madhe e juaja që kanë studiuar jashtë Shqipërisë në Universitet me të mira me Amerikë dhe Evropë apo në Universitetet shqiptare me dëshirë për tu bëre pjesë e politikës në një moment të rëndësishëm për ndryshimin e domosdoshëm që ka nevojë për njerëz të rinj, për të ndërtuar një shtet që i takon shqiptarëve dhe jo regjjimit te korruptuar te Edi Ramës.

Partia Republikane është një parti e djathtë dhe e djathta ka nevojë për hisotrine e saj, atyre që qëndruan kundër rregjjimit komunist, të perndjekurit politik, pronarët e ligjshëm, pëerfaqësuesit dhe besimtarët në Zot dhe padyshim kjo histori 30 vjeçare e të djathtës qe drejtoi ndryshimet demokratike, hapi Shqipërinë me perëndimin, e bëri Shqiperine anëtare të NATO-s dhe liberalizojë vizat me BE, zhvilloi një infrastrukturë të jashtëzakonshme nen lidershipin e z Berisha. Nje histori që na bën krenare që si Republikan kemi qenë në krah të PD në këto ndryshimeve me Partinë Demokratike ne qeveri, por dhe në opozitë.

Sot duhet të marim një përgjegjësi tjetër, e cila vec historisë dhe njerëzve që bën atë ka nevojë për intelektuale të rinj që i bashkohen vlerave te djathta, Partisë Republikane në përpjekjen jo të thjeshtë për të larguar të keqen e Rilindjes së Ramës, por për të ndërtuar shpresën për Shqipërine Evropiane.

Partia Republikane si mëshirim i luftës për të garantuar një shtet që i shërben lirive dhe të drejtave të shqiptareve, respektimin e pronës, private një qeverisje te vogel, taksa të uleta, forcimin e familjes si vlera baze e shoqërise shqiptare, shërbimin ndaj interesave kombëtare duke kapitalizuar rolin tonë si vend anëtar i NATOs, besimin në Zot si një vlerë që na shërben për të kuptuar dhe respektuar njëri-tjetrin.

Këto vlera duhet të behen pjesë e diskutimit të këtij Këshilli Politik, duke i shtuar energjinë dhe mendimin e rinisë shqiptare për ta bërë Shqipërinë Evropiane.

SHKARKO APP