PR: Solidaritet me Francën, dënojmë këto akte barbare

 

Sulmet e fundit në Paris kanë prekur dhe kanë bashkuar miliarda njerëz në mbarë botën, në frymën e tyre me mesazhet solidarizuese. Në rrjete sociale artistë, politikanë e jo vetëm, nën hashtagun #PrayForParis kanë shprehur fjalët e tyre ngushëlluese. 

Edhe politika Shqiptare nuk ka munguar me reagimin e saj, mbështetjen ndaj sulmit të ndodhurit të premten në darkë në Francë. Partia Republikane nëpërmjet një deklarate për shtyp ka shpreh ngushëllimet e sinqerta për popullit dhe qeverinë Franceze për ngjarjet e një ditë më parë ku prej një akti terrorist humbën jetën mbi 128 veta dhe u plagosen 200 mijë të tjerë. 

"Ne dënojmë këto akte barbare synimi i të cilëve është që të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën e qytetarët e saj, por mbarë botën e qytetëruar. Partia Republikane dhe mbarë populli shqiptar, solidarizohen sot me popullin francez dhe shpreson që kjo situatë e rëndë të kapërcehet, në mënyrë që e nesërmja të jetë më e sigurt  për të gjithë ne"- deklarata e Partisë Republikane mbi ngjarjen terroriste në Paris.

SHKARKO APP