PR takim me aleatët djathtë për reformën zgjedhore

Reforma zgjedhore ka angazhuar në procesin e punës, partitë politike, si ato të majta por dhe të djathta. Në një njoftim për shtyp të Partisë Republikane, theksohet se Fatmir Mediu, kryetar i PR-së, bashkoi në një tryeze të përbashkët në ambientet e partisë, të gjithë kryetarët e partive politike të djathta e ato që janë pjesë e koalicionit pjesëmarrës në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ky takim ka shërbyer për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore. Qëllimi kryesor ka qenë garantimi i zgjedhjeve të lira. Reforma zgjedhore ka si qëllim që të bashkojë të djathtën për të realizuar një reformë në bazë të vullnetit të lirë dhe në respektim të vlerave.
Kërkesa nga ky takim i PR-së është ngritja e një grupi të posaçëm teknik i cili do të përgatisë dhe do të draftojë ndryshimet përkatëse duke ia paraqitur për diskutim PD-së dhe më pas komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Më tej në deklaratë thuhet se PR-ja ka rënë në dakordësi për këto pika: Aplikimi i sistemit proporcional dhe konkurrimin me lista të hapura. Konkurrimi me lista të hapura do të garantonte një Parlament të zgjedhur prej zgjedhësve shqiptarë dhe jo nga përcaktimet e krerëve të partive politike. Procedura e votimit, vlerësimit dhe numërimit të votave të bëhet nëpërmjet sistemit elektronik në zbatim të kodit zgjedhor. Shteti shqiptar duhet të garantojë financim të fushatës elektorale për secilën parti politike, kualicion apo kandidat. Kjo do të shmangte kapjen e partive dhe qeverisjes nga paratë e korrupsionit apo interesat korruptive.

SHKARKO APP