Prag fushate, kush rikthehet në krye të Kadastrës në Shkodër

Në prag të fushatës elektorale socialistët në Shkodër kanë vijuar me ndryshimet në radhët e drejtorëve.

Mësohet se Genc Berhani është rikthyer në krye të Kadastrës duke zëvendësuar Ilir Dibren.

Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim të ketë të tjera lëvizje.

Një vit më parë, në Shkodër shumë drejtorë u larguan dhe dhanë dorëheqjen.

SHKARKO APP