Prag masakre në klubin e natës në Athinë, dyshohet shqiptari

4 prej te plagosurve u eshte dhene ndihma e pare dhe jane kthyer ne shtepi, ndërsa 11 te tjeret te gjithe nen moshen 30 vjeçe, jane cuar ne dy spitale te kryeqytetit per t'u mjekuar. Ngjarja qe per pak do perfundonte ne masaker ka ndodhur ne oren 4: 15 minuta te mengjesit kur nje prej klienteve te klubit qe po argetohej edhe ai bashke me nje vajze, ka dale jashte dhe eshte kthyer me nje automatik kallashnikof duke kercenuar klientet e tjere dhe me pas duke qelluar te pakten 15 here me bresheri.

Pas kaosit te krijuar ne klub ku klientet vraponin te fshiheshin apo te largoheshin sipas informacioneve qe ende enuk jane konfirmuar thuhet se autori i kesaj ngjarjeje eshte larguar me taksi, ndersa deshmi te tjera thone qe eshte larguar me nje fuoristrate te zeze.

Sipas deshmitareve te tjere  para se te qellonte ai ka thirrur –“Tani do te vdisni”, ”Tani do te derdhet gjak”, ndersa thuhet se vajza me te cilen ai po argetohej eshte nje prej personave te plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organet greke vleresojne se ky person mund te kete lidhje me nje sulm te ngjashem ne lagjen Metaksurgjio te Athines ku ishte vrare para pak kohesh nje kalimtar i zakonshem jashte nje dyqani, si dhe me nje akt tjeter kriminal ne nje zone tjeter te kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa media qe ju referohen burimeve te pakonfirmuara theksojne se autori qe sipas pershkrimeve eshte bjond rreth moshes 50 vjec, eshte shqiptar dhe policia ka madje edhe fotografite e tij, ndersa burime te tjera bejne me dije se eshte nje keqberes qe kerkohet nga organet greke te Rendit prej kohesh.

/ Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?