Pranë Shqipërisë, mbërrin në Greqi mutacioni i rrezikshëm i Covid-19. Ja çfarë dihet deri më tani

Edhe në shtetin fqinj, në Greqi ka mbërritur mutacioni i Covid-19. Lajmi bëhet publik nga burime qeveritare, të cilat pohuan se 4 nga 6 raste të dyshuara kanë mbërritur në Athinë nga Britania e madhe mbrëmjen e së mërkurës së kaluar.

Mësohet se pasi janë diagnostikuar pozitivë gjatë marrjes së rapid test në momentin e mbërritjes në aeroportin Elefterios Venizelos të Athinës ,janë dërguar në hotel karantine nën masa të izolimit total.

Në vazhdim të katër udhëtarët e fluturimit nga Londra në Athinë të së mërkurës, është kryer edhe testi pcr, rezultatet e të cilëve kanë konfirmuar mutacionin më agresiv të virusit,të zbuluar rishtaz në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet greke janë vënë në alarm dhe kanë nisur gjurmimin e kontakteve të 4 udhëtarëve, ndërsa janë marrë masa shtesë për dezifektimin e ambienteve në të të cilin kanë qëndruar ata në aeroport para dhe pas marrjes së kampionëve të rapid test.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?