Pranga 3 shqiptarëve, akuzohen për vrasjen e një portugezi

 

Policia zviceriane ka vënë në pranga tre të rinj shqiptarë të cilët akuzohen për vrasjen e një 35-vjeçari portugez javën e shkuar në një nga lokalet e natës në Lugano.

3 shqiptarë Alberto, Qendrim dhe Fifi, njiheshin nga banorët e zonës si një bandë, e cila bënte bastisjen e shtëpive gjatë natës, por nuk ka qenë kjo arsyeja pse ata janë arrestuar… Ata tani akuzohen për vrasje.

Sipas autoriteteve vendase sherri mes shqiptarëve dhe portugezit ka filluar në një prej lokaleve të natës vetëm për një stol.

Por pas hetimeve të mëvonëshme u zbulua se portugezi ju kishte shqiptarëve një borxh të vjetër ende të pashlyer, çka bëri që banda e shqiptarëve t’i merrte atij më pas jetën.

SHKARKO APP