Pranga 53-vjeçarit, dhunoi me sende të forta të bijën

Agjentët e anti-krimit në Librazhd kanë arrestuar në orët e fundit një 53-vjeçar për ushtrim dhune. 

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, shtetasi Lavdi Qoshku, banues në fshatin Babje, ka goditur me sende të forta vajzën e tij 20 vjeçe, duke i shkaktuar dëme në kokë, përfshirë fytyrën. 

Nga hetimet paraprake, agjentët kanë mësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të kota, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë së elbasanit për procedim të mëtejshëm të çështjes.

SHKARKO APP