Pranga 6 shoferëve në Fier. Pezullohen 8 patenta dhe vendosen mbi 1200 gjoba

Gjashtë persona janë vënë nën prangat e policisë në Fier, pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndërkaq, policia bën me dije se janë pezulluar 8 leje drejtimi gjatë javës që lam pas dhe janë vendosur 1207 masa administrative.

Në njoftimin e bluve thuhet se: “Janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1207 masa administrative, të ndara si vijon:

•8 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
•255 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•29 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
•128 masa për përdorimin e aparatit celular;
•314 masa për parakalime të gabuara;
•88 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
•5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
•388 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës”.

SHKARKO APP