Pranga 8 personave në Vlorë, edhe 4 gra, kapen me armë dhe drogë

Policia e Vlorës finalizoi operacionin e koduar “Penkova”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë tetë persona, pasi u kapën me armë dhe lëndë narkotike.

Uniformat blu njoftojnë se sekuestruan dy armë zjarri automatikë, 17 fishekë model 56’ dhe 207 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Tetë personat u arrestuan në fshatin Penkovë të Vlorës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se mes tetë të arrestuarve katër prej tyre ishin gra, të cilat përkujdeseshin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike. Ndërkohë që tre shtetas janë shpallur në kërkim.

 

Të arrestuarit:

1.Mujo Gjinaj, 44 vjeç, banues në lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë.

2.Misto Jonuzi, 34 vjeç, banues në fshatin Penkovë.

3.Neritan Jonuzi, 25 vjeç, banues në fshatin Penkovë.

4.Denald Nushi, 21 vjeç, banues në fshatin Penkovë.

5.Majlinda Filaj, 42 vjeç, banues në fshatin Picar.

6.Valentina Izetaj, 51 vjeç, banues në fshatin Picar.

7.Engjëllushe Alushaj, 33 vjeç, banues në fshatin Picar.

8.Sefire Filaj, 54 vjeç, banues në fshatin Picar.

 

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ushtroi kontrolle në 3 prej banesave të këtij fshati, ku konstatuan:

-Në banesën e shtetasit Misto Jonuzi u sekuestruan 6 thasë me 38 kg lëndë narkotike.

-Në banesën e shtetasit Aredin Jonuzi u sekuestruan 46 kg lëndë narkotike.

-Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Nasip Jonuzaj u sekuestruan 123 kg lëndë narkotike, 2 armë zjarri automatikë, 2 krehra, si dhe 17 fishekë model 56’.

Gjithashtu, në banesën e këtij të fundit u gjetën 4 shtetase (punëtore) Majlinda Filaj, Valentina Izetaj, Engjëllushe Alushaj dhe Sefire Filaj, të cilat përkujdeseshin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike.

Policia sekuestroi edhe një automjet tip “Mercedes-Benz” me targë VL8874A, i cili përdorej për transportin e lëndës narkotike.

Policia ka shpallur në kërkim 3 persona të tjerë bashkëpunëtorë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Të shpallurit në kërkim:

1.Edmond Haxhiraj, 44 vjeç, banues në fshatin Penkovë.

2.Nasip Jonuzaj, 65 vjeç, banues në fshatin Penkovë.

3.Aredin Jonuzaj, 56 vjeç, banues në fshatin Penkovë.

SHKARKO APP