Pranga përgjegjësit të tatimeve dhe dy inspektorëve në Gjirokastër

Pesë ditë nga operacioni i qeverisë kundër informalitetit ndodhin arrestimet e para.Përgjegjësi i Sektorit te Verifikimeve në terren në Drejtorine Rajonale Tatimore Gjirokaster si dhe dy inspektorë verifikimi po në terren u arrestuan informoi policia sot më 5 shtator 2015. Ndërkohë një inspektore është shpallur në kërkim. Policia e Gjirokastrës informon se arrestimi i tyre u bë pasi:  “Në Këlcyrë, gjatë kontrollit të bërë në dyqanin e shtetasit K.Xh banues në Këlcyrë, këta punonjës kanë shpërdoruar detyrën pasi nuk kanë mbajtur procesverbal konstatimi për gjetjen pa fatura të 230 paisjeve të ndryshme shtëpiake.”
Të arrestuarit janë:
Andi Mëhilli, 33 vjeç banues në Gjirokastër; me detyre Pergjegjes i Sektorit te Verifikimeve ne terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore Gjirokaster.
Spiro Muço, 57 vjeç banues në Gjirokastër, me detyre Inspektor i Sektorit te vetifikimeve ne Terren ne Drejtorine Tajonale Tatimore Gjirokaster.
Gligor Kallavaresi, 32 vjeç banues në Gjirokastër, me detyre Inspektor i Sektorit te Verifikimeve ne Terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore ne Gjirokaster.
Si dhe u shpall në kërkim shtetësia : A. Gaba, 29 vjeçe , banuese në Gjirokastër përkatësisht me detyrë Inspektore e Sektorit të Verifikimeve në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Gjirokastër. Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?