Pranga pronares e inxhinierit, sekuestro pallatit

 
 
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me anë të efektivëve të  Komisariatit nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Korrupsionin vunë në pranga Nadire Qinami (Dano), 58 vjeç, banuese në Tiranë, pronare e firmës së ndërtimit “Brilant” Sh.p.k dhe Enea Koçiasi, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë kësaj firme ndërtimi.
 
Arrestimi i tyre u bë pasi nga verifikimi i dekumentacionit rezulton se kanë shtuar në objektin me leje i cili ishte parashikuar të ishte 7-katësh edhe 3 kate të tjera duke e ngritur objektin në 10 kate.
 
Pas arrestimeve, mësohet se është vendosur sekuestro preventive e pallatit 10 katësh tek rruga “Frederik Shiroka”, pranë zonës së njohur si "21­ Dhjetori" në kryeqytet.
 
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënie e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.
 

SHKARKO APP