Pranga shqiptarëve në Britani, u zbulohet ferma e kanabisit me vlerë 1 milion paund
Dy të rinj shqiptarë, 23 dhe 24 vjeç, janë arrestuar dhe vënë nën akuzë për kultivim kanabisi pas një oepracioni policor që zbuloi një fermë masive kanabisi.
Ferma, e cila kishte një vlerë të vlerësuar prej 1 milion paund, u gjet nga policia e Derbyshire pasi oficerët ushtruan kontroll në një shtëpi në Cinder Bank, Ironville, afër Ripley, të mërkurën, 16 Dhjetor.
Më shumë se 1.000 bimë në faza të ndryshme të zhvillimit u gjetën të shpërndara në tre kate brenda.
Dy shqiptarët në të 20-at që ishin në pronë u arrestuan për prodhimin e kanabisit. Saimir Kullau, 23 vjeç, dhe Marsel Sadja, 24 vjeç, janë vendosur në paraburgim.
Rreshteri James Boëler që morti pjesë në operacion tha se fermat e kanabisit paraqesin kërcënime të shumta.
“Kanabisi që rritet si ky përbën një rrezik serioz për komunitetet tona. Fermat përdorin energjinë elektrike, çka mbingarkon sistemet duke paraqitur një mundësi reale të shpërthimit të një zjarri”. /Ora News