Pranga shqiptarit dhe të dashurës greke. U kapën me 61 kg hashash

Një 31-vjeçar shqiptar dhe e dashura e tij greke u arrestuan sot në Greqi, pasi në makinën e tyre policia gjeti rreth 61 kilogramë kanabis, një revolver dhe 21 fishekë.

Lajmin e bëri të ditur “Protothema”, e cila sqaron se lënda narkotike ishte e ndarë në 50 pako në çanta udhëtimi.

Këtë vit, policia greke ka zhvilluar një sërë aksionesh në kufirin e gjelbër të Shqipërisë dhe Greqisë, pasi trafiku i drogës nga kjo rrugë është kthyer në problem shqetësues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Kosturit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?