Pranga shqiptarit në Itali, dhunoi barbarisht gruan në sy të fëmijëve

Dhuna në familjet shqiptare kapërcen kufijtë, dhe bën jehonë në Itali. Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në flagrancë. Shtetasi Sajmir Kaziu, edhe pse ishte divorcuar,  ushtroi dhunë fizike dhe verbale ndaj ish-bashkëshortes

Ngjarja ka ndodhur para shumë kalimtarëve në qytetin italian të Viçensas, ku shqiptari ka goditur në sy të dy fëmijëve ish-gruan e tij. Pas arrestimit u konstatua se 35-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit dhe fjalët e ish-bashkëshortes e kanë inatosur duke e goditur atë.

Policia ka mbërritur brenda pak minutash, pasi u lajmëruar nga një punonjës dyqani, duke ndaluar përfundimisht dhunën barbare të shqiptarit ndaj ish-gruas.

SHKARKO APP