Pranga shtetasit turk në Kapshticë, kapet me ilaçe kontrabandë

Shtetasi turk Celal Çelikler, 57 vjeç, u prangos sot në pikën kufitare të kalimit në Kapshticë, pasi iu gjetën ilaçe kontrabandë. Ai transportonte drejt Shqipërisë medikamente që shërbejnë për mjekimin e sëmundjeve kanceroze. Vlera e këtyre mallrave kapte shifrën e 2040 dollarë amerikanë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga agjentët e 'Croën Agent' në kamionin e tij 'Mercedes-Benz', me targë 34ZP3892 i janë gjetur në kabinën e kamionit: 40 kuti të vogla me mbishkrimin 'Pirucin' 50 mlg 'Enjeksiyonluk SU' dhe brenda tyre secila kishte nga 2 shishe, njëra 50 mlg me mbishkrimin 'Pirucin' dhe tjetra 25 ml, me mbishkrimin 'Enjeksiyonluk SU', që rezultuan se janë medikamente për mjekimin e sëmundjeve kanceroze", sqaroi policia.

Hetimet kanë nisur për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa mbi shtetasin turk rëndon akuza e kontrabandës me mallra të licencuara.

SHKARKO APP