Prangoset Erald Bami, “aktivist” i grupit të tritolit të Fushë Krujës

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Erald Bami, i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve plasëse. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Bami ka qenë i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg dhe ishte në kërkim nga policia e Fushë Krujës.

Erald Bami është shpallur në kërkim, pas një operacioni të policisë afro një vit më parë të koduar “Detonatori”. Më 20 prill 2014 u arrestuan katër persona, dhe u sekuestruan rreth 30 kg tritol. Grupi kriminal, pjesë e së cilës ishte dhe Bami, ishin në hetim për shpërthimet të ndodhura më parë në territorin e stacionit të policisë dhe bashkisë së Fushë Krujës. Posta e policisë së Fushë Krujës ka qenë objekt sulmi tri herë vitin e kaluar.

SHKARKO APP