Prangoset shqiptari që kërkohej në gjithë Europën

Një shqiptar 58-vjeçar, i kërkuar në gjithë Evropën për mashtrim në dëm të qeverisë shqiptare, është arrestuar në Terni të Italisë.

Ai u vu re nga autoritetet pak pasi kishte lënë valixhet në një hotel të qytetit. Policët po kryenin një kontroll rutinë të territorit kur panë 58-vjeçarin dhe vendosën të vazhdon in me procedurat e identifikimit.

Shqiptari iu tha agjentëve të kuesturës së Ternit se ndodhej në qytet për çështje pune, por verifikimi në bazën e të dhënave zbuloi se ishte një person i dënuar nga gjykata e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi ishte marrë në shkurt të vitit të kaluar, kur ai u dënua me dhjetë vjet burg për mashtrim në dëm të qeverisë shqiptare dhe prodhim dokumentesh false.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mashtruesi gjendet tashmë në burg në Itali, në pritje të ekstradimit në vendin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?