Prangosja e 9 policëve, pezullohet shefi i komisariatit dhe ai i policisë

Një operacion është duke u zhvilluar për arrestimin e 9 policëve me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa me vendim të Gjykatës së Tiranës një shef Komisariati ka marrë masën e sigurisë pezullim nga detyra.

Hetimi kishte nisur për trafikun e sirianëve dhe sigurimin e kalimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri e mandej në BE. Gjatë këtij hetimi ranë në përgjime efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë që flasin për çështje të tjera.

Në hetim së bashku me Prokurorinë e Tiranës është edhe SHÇBA, e cila dy vjet më parë ka ngritur task forca për hetimin e policëve sipas një marrëveshjeje të firmosur.

SHKARKO APP