Pranimet në Akademi, Xhaçka: Tarifë zero studimi, punësim i sigurt

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se regjistrimet për programin bachelor, raundi i dytë vazhdojnë deri më datë 9 tetor. Nga ana tjetër, Xhaçka informon se do të ketë punësim të sigurt pas përfundimit të studimeve.

“Eja dhe ti, bëhu pjesë e FA dhe përfito nga privilegjet që i gjen vetëm duke u bërë pjesë tek Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit. Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi. Tarifë studimi zero lekë në vit. Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve”, tha ajo në një postim në facebook.

Maturantët që nuk kanë fituar në raundin I dhe II, mund të aplikojnë sërish në raundin e III në datat 12-14 tetor përmes portalit ualbania.

SHKARKO APP