Pranimi në SEPA, testimi i sistemit të transfertave në euro nis në janar 2025

Pas vendimit për anëtarësimin e Shqipërisë në zonën e pagesave SEPA, duhen gjashtë muaj kohë për zbatimin praktik. Zëvendës guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, tha në intervistën e saj në Scan TV se nuk është e thënë që hyrja në system të mos bëhet më shpejt. Madje sipas saj kjo është plotësisht e mundur. Ajo bëri të ditur se testet teknike për këtë do të nisin që në janar 2025.

“Sipas rregullores së SEPA-s, të gjitha bankat, ose operatorët e sistemit të pagesave në Shqipëri janë të detyruara që Brenda 6 muaj nga data e pranimit në SEPA, të jenë gati për të ofruar shërbimin. Kjo nuk do të thotë se duhet të presësh 6 muaj për të hyrë në këtë lloj shërbimi, sepse ne kemi banka që kanë norma të mëdha europiane dhe rrjedhimisht mund të jenë më herët gati.

Kemi planifikuar që në muajin janar do bëjmë disa testime, me 3-4 banka, që mendojmë se janë gati”, deklaroi Ahmetaj.

Pranimi në SEPA, testimi i sistemit të transfertave në euro nis në janar 2025 - BOX TO BOX

SHKARKO APP