Pranohet kërkesa e Fullanit: Gjykim i shkurtuar

Pranohet kërkesa e ish­guvernatorit Ardian Fullanit për gjykim të shkurtuar. Në seancën e sotme Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës të Fullanit, sipas së cilës në rast fajësie, për akuzat e ngritura ndaj ish Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ky lloj gjyqi ia ul me një të tretën dënimin.

Ardian Fullani nuk ishte në sallën e gjyqit këtë seancë, ndërsa seanca e radhës u vendos më 6 Tetor. Ish­-guvernator i Bankës së Shqipërisë, akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Për Prokurorinë e Tiranës, në bazë të hetimeve, ka rezultuar se i pandehuri, ish­ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, nuk ka marrë masa për zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve të miratuara nga Këshilli i Mbikqyrës, dhe moszbatimi i tyre ka ndikuar drejtpërsëdrejti në vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, vjedhje për të cilën janë gjykuar persona të tjerë. Prokuroria e Tiranës e konsideron përgjegjës ish­guvernatorin Ardian Fullani në procedurat për blerjen e ish­hotel “Dajti” në vlerën 30 milion euro dhe pritet që pretenca e Prokurorisë te jepet te premten. Ish­guvernatori Adrian Fullani rezulton nga hetimet të ketë qenë personi që i ka bërë me dije anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë se do të blihej kjo pasuri e paluajtshme.

Organi procedues çmon se procedura e ndjekur me prokurim të drejtpërdrejtë dhe veprimet e ndërmarra nga anëtarët e komisionit të prokurimit kanë qenë thjesht formale, për sa kohë që të gjitha këto procedura të nisura me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë datë 16.06.2010, janë kryer rreth një muaj më vonë nga momenti që Këshilli i Ministrave të vendoste për shitjen e ish­Hotel Dajtit pikërisht Bankës së Shqipërisë, si edhe duke caktuar dhe vlerën për shitjen e kësaj pasurie të paluajtshme. 

SHKARKO APP