Pranohet kërkesa nga SPAK, bashkohen dosjet e 4 vrasjeve kriminale në Durrës

Këtë të martë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK-ut për të bashkuar në gjykimin e të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë” edhe të dy episodeve kriminale të ndodhura në mars e prill 2020 në Durrës, ku u vranë Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia dhe vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia. Bashkimi i çështjeve për të cilat kishte nisur gjykimi me herët u kërkua, pasi të dyshuarit si autorë të dy ngjarjeve të ndodhura gjatë pandemisë, janë kryer nga anëtarët e grupit kriminal të dosjes “Plumbi i artë”.

Seanca paraprake ndaj të pandehurve të dosjes dështoi edhe sot, kjo për shkak të mungesës së disa prej avokatëve. Vëllezërit Haxhia kishin njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat, Shkoza dhe Avdia. Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë.

Se kush ishin personat që kryen vrasjet u zbardhën fillimisht nga dëshmia e Klevis Allës dhe më pas nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani u përcaktua gjithë dinamika e ngjarjeve dhe motivi. Alla implikoi në dy vrasjet 5 persona por më pas ai i ka ndryshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktor. Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin “Plumbi i Artë”.

SHKARKO APP