Pranoi mandatin, ironia e Bujar Kapexhiut me Lefter Maliqin: Prostitucion zgjedhor!

Lefter Maliqi është një nga kandidatët pasues të listës zgjedhore të PD, në zgjedhjet e 2017-ës, i cili ndryshe nga pjesa tjetër zgjodhi ta pranojë mandatin e deputetit.

Në këtë kohë, pra në 2017-ën pas zyrtarizimit të listës së PD në Berat ku renditej i treti, doli përkrah PS, duke u kërkuar mbështetësve të tij të votonin kandidatët e propozuar nga Rama.

E parë në këtë këndvështrim, Bujar Kapexhiu ka ironizuar qëndrimin e Maliqit me një karikaturë pikante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veshur me një fustan të ngushtë në trupin e nje femre që mban fytyrën e Maliqit, ndërsa në njërën dorë mban flamurin e PD, e në tjetrën atë të PS, karikatura dedikuar kandidatit që kërkon mandatin e deputetit është titulluar vetëm me dy fjalë domethënëse: prostitucion zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, Maliqi mban postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ndërsa me djegien e mandateve nga opozita, konkretisht pas dorëheqjes së Astrit Veliajt, mandati i kalon automatikisht Lefter Maliqit, si kandidati vijues në listë.

I ftuar mbrëmë në emisionin ‘Top Show’ u shpreh i zhgënjyer nga lidershipi i PD, kryesisht me Bashën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?