Pranon mandatin? Kandidati i 26-të i PD thotë se…
Në disa media është përfolur se Erion Piciri, kandidati i PD-së në Tiranë do pranonte mandatin e deputetit. Megjithatë, në një status në facebook, publikuar në orët e vona të mbrëmjes, Piciri ka mohur një lajm të tillë duke argumentuar se në parlamentin aktual mbizotëron mediokriteti. “Mirë është të ikin edhe shumë të tjerë nga ana e pushtetit. Parlamentit duhet t’i kthehet serioziteti dhe profesionalizmi i njerëzve me vokacion politik”, sqaron Piciri.
Statusi i plotë:
Pro djegies së mandateve! Përgëzime të gjithë atyre që dogjen mandatet e deputetëve. Njeriu duhet të njohi kufizimet e veta. Veshtire te gjeje aty ndonje personazh qe sjell ere ndryshimi. Krahasojini me deputete a kongresmene te vendeve te tjera dhe do kuptoni nivelin e perfaqesimit. Mediokritete pa fund te imponuara si modele te elites politike kombetare. Deputeti kudo eshte personalitet, mendimtar dhe orator, ketu ka perfunduar ne dordolec i varur ne kremastarin e kryetareve. Mire eshte te ikin edhe shume te tjere nga ana e pushtetit. Parlamentit duhet t’i kthehet serioziteti dhe profesionalizmi i njerezve me vokacion politik.
KOHA JONË SONDAZH

