Gjikuria: Lashë SHBA për të ndihmuar vendin tim! Mbështetja e Belerit, nder
Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria ka folur për herë të parë për garën ku është pjesë në Himarë. Ai vuri theksion tek një mbështetje të madhe të himarjotëve në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit. Në daljen e tij të parë për mediat, si kandidat për Bashkinë e Himarës, Gjikuria tha se mbështetja e Fredi Belerit, për të është një nder.
Ai nuk nguroi as të bënte ironi, duke thënë se iu përgjigj pozitivisht ftesës së bërë nga kryeministri Edi Rama, që si emigrantë të rikthehej në atdhe për të ndihmuar vendin.
“Erdha nga Amerika, iu përgjigja thirrjes së kryeministrit që thotë të kthehen emigrantët të ndihmojnë vendin e tyre, që të ndihmioj Himarën. Përpjekjet e Fredi Belerit për demokraci dhe për shtet të lirë duhet të jenë frymëzim për të gjithë ne, mbështetja e Fredi Belerit, më nderon, është nder shumë i madh për mua. Himara ka një eurodeputet, Fredi Belerin dhe me 4 gusht do të ketë edhe kryetarin e saj të Bashkisë. Kemi filluar fushatën, do i bredh të gjitha fshatrat, jam i sigurt që jam një bir himariot, i lindur në Himarë dhe e shikojë që më përkrahin”, tha ai.